Panairi 2012: Prezantimi
Shtëpia Botuese Albas ishte pjesëmarrëse në panairin e përvitshëm të librit në Tiranë, i cili u zhvillua nga data 14 deri më 18 nëntor 2012 në Pallatin e Kongreseve. Në pragun e festës së 100-vjetorit të Pavarsisë, Albas pati një prezantim tepër dinjitoz e profesional me paraqitjen dhe botimet e saj.



Panairi 2012: Promovime
Në stendën e Albas-it u përuruan disa botime të reja:
  • “9 Miqtë e mi” (për grupmoshat 4-5 vjeç) me autore: Rita Petro & Mirela Tërova
  • “Bimët dhe shqiptarët” me autor prof. Lufter Xhuveli
  • “Ekrani është vetë ëndrra” me autor Mevlan Shanaj
  • “Tirana throught lens” (album fotografik) me autor Albert Cmeta




Panairi 2012: Ambasada Spanjolle
Në panairin e librit 2012 ishte e pranishme dhe Ambasada Spanjolle. Pjesa më e madhe e botimeve në stendën e saj ishin nga shtëpia botuese Albas: Seria e Atlaseve, Seria “Të mbrojmë planetin”, Seria “Të flasim hapur”, “Libri i madh i aventurave”, “Legjendat e mesjetës”, “Doktor Gjeniu” etj. Këto botime janë bashkëpunim i Albas-it me disa nga shtëpitë botuese më të mëdha spanjolle.



Panairi 2012: Revista Grupsat në panair
Në këtë panair numri i ri i revistës Grupsat iu kushtua ekskluzivisht historikut të shpalljes së pavarësisë. Dhjetëra lexues të vegjël e mbushën plot stendën e Albas-it, të interesuar jo vetëm për numrin e ri, por edhe për personazhet e revistës, që janë njëkohësisht dhe anëtarët e redaksisë së kësaj reviste.



ALBAS në Facebook

NJOFTIM
Ju njoftojme se adresa e-malit ka ndryshuar. Ju mund te na kontaktoni ne adresen e mëposhtme:
info@albas.al

pino

Tituj të rinj