Aktuale: PANAIRI I LIBRIT 2011
Edhe sivjet, Shtëpia Botuese Albas ishte pjesëmarrëse në panairin e përvitshëm të librit në Tiranë, i cili u zhvillua nga data 9 deri më 13 nëntor 2011 në Pallatin e Kongreseve. Gjatë gjithë panairit...



E veçanta që shtëpia botuese Albas kishte rezervuar për panairin e këtij viti ishte pasuria dhe larmia e ngjyrave dhe e titujve në këndin që i kushtohej më të vegjëlve, parashkollorëve.



Në dt. 12 nëntor, në këndin e bashkëbisedave të stendës Albas u përuruan “50 tituj të rinj”, për ciklin parashkollor, ku ishin të pranishëm edukatorë, specialistë didaktë e prindër, të cilët tashmë i kishin lexuar e punuar një pjesë të këtyre librave së bashku me fëmijët e tyre.



Një nga sukseset e panairit të sivjetshëm ishte, se Albas fitoi çmimin e Librit më të mirë për fëmijë. Ky çmim vjen pas atij të vitit 2005, ku Albas u shpall si shtëpia botuese më e mirë për botimin e librit didaktik.



Personalitete të njohura vizituan stendën Albas-it, u njohën me prurjet e saj “për shkollën dhe rreth shkollës”, vlerësuan punën e përkujdesjen në detaje...



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj