Botime universitare

Onomastikë dhe etnolinguistikë
Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Onomastika ka qenë gur themeli e lëndë e parë me rëndësi parësore në të gjitha hulumtimet e shqyrtimet historiko-gjuhësore rreth iliro-shqiptarëve, së pari, për albanologët e huaj, pastaj (në hullinë e tyre e me përmasa përherë e më të gjera) edhe për studiuesit shqiptarë.

Çmimi: 10 euro; 1.200 lekë; 600 denarë

Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe
Linda Mëniku

Synimi i këtij studimi është përshkrimi dhe analizimi i konektorëve të tekstit në gjuhën shqipe dhe i marrëdhënieve që ata shprehin, duke u bazuar në të dhëna të shumta empirike, si dhe trajtimi i mënyrave të përdorimit të tyre në gjuhën shqipe, kryesisht në standard.

Çmimi: 5 euro; 700 lekë;

Retorika e përgjithshme figurat e komunikimit
Albas

Një paraqitje krahasuese mbi shkollat teorike-letrare. Ky libër në radhë të parë plotëson nevojat e studentëve të drejtimit filologjik, për të njohur në mënyrë të sistemuar pikëpamjet teorike që kanë të bëjnë me kuptimin dhe interpretimin e letërsisë. I dedikohet lexuesit të specializuar.

Çmimi: 8 euro; 1.000 lekë;

Sisteme logjike
Ilia Ninka



Çmimi: 7 euro; 1.000 lekë;

Letersia bashkekohore shqiptare
Ali Aliu, Shaban Sinani, Stefan Çapaliku, Tonin Çobani

Botimi i librit “Letërsia bashkëkohore shqiptare” mbush sado pak zbrazëtinë që ka krijuar mungesa e botimeve të plota studimore për letërsinë shqiptare të zhvilluar në gjysmën e dytë të shek. XX. Ky që qëndron ndërmjet studimit dhe një libri të thjeshtë në komunikim, i drejtohet studjuesve e krijuesve të fushës së letrave si dhe të gjithë lexuesve të tjerë.

Çmimi: 3.5 euro; 550 lekë;

Letërsia moderne shqiptare
Sabri Hamiti

Qëllimi i këtij libri është t`i japë të sistemuara dijet për zhvillimet letrare dhe vlerat letrare shqipe në gjysmën e parë të shekullit XX. Hartimi i librit ka parasysh trajtimin kritik të dukurive dhe shfaqjen e tyre në rrjedhë të kohës.

Çmimi: 550 lekë;

Modern American Literature
Maks Daiu

This book is equal to American Literature: Beginnings to Neutralism. Its organization is obvious. A general introduction outlines the character of the modern period. Three long chapters on poetry, fiction, and drama then follow. Each of them begins with an overview, offering in-depth critical evaluations of their representative works.


Çmimi: 1.200 lekë;


ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj