Botime për fëmijë që sjellin mendësi të re

Shtëpia botuese Albas ka përgatitur një sërë botimesh për fëmijë, ku përfshihen seritë e paketave të ndërtuara mbi bazën e programeve mësimore që përdoren në arsimin parashkollor dhe seritë e librave me një gamë të gjerë tematike dhe larmi aktivitetesh zbavitëse e didaktike.


E veçanta e këtyre botimeve është jo vetëm pasuria e informacionit për botën dhe mjedisin ku jeton fëmija, por dhe sjellja e një mendësie të re, bashkëkohore në edukimin e tij.

Nga bisedat dhe konsultimet që kemi bërë me prindërit e këtij brezi fëmijësh, me psikologë e specialistë didaktë të arsimit kemi arritur në konkluzionin se tregu i librave për fëmijë të kësaj moshe është i etur për libra të tillë, që e bëjnë fëmijën të ndihet i rëndësishëm në botën që e rrethon, duke gjetur në faqet plot ngjyra e ilustrime gëzimet e lojërat që atë e zbavitin më shumë, por edhe dilemat për gjërat që e shqetësojnë.

Prandaj këta libra duhet të studiohen nga prindërit dhe edukatorët, pasi ndryshimi i mendësisë fillon së pari, nga ata. Me anë të këtyre librave lehtësohet e ndihmohet marrëdhënia dhe komunikimi prind/edukator - fëmijë. Çdo fëmijë duhet ta kuptojë se ne të rriturit nuk jemi të pagabueshëm; jemi njerëz me të meta e virtyte; kemi gëzimet e problemet tona dhe, nëse flasim hapur me ta, atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë; mjaft probleme mund të zgjidhen më lehtë në familjet tona; natyra që na rrethon do të jetë më e mbrojtur dhe më e lulëzuar; shoqëria jonë e ardhme do të jetë më e emancipuar, më e hapur, më e kulturuar.

Ky është synimi i këtyre librave në dukje të vegjël, por me një peshë të madhe për krijimin e një mendësie të re te fëmijët tanë.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj