Tekste shkollore Shqipëri - Edukimi figurativ

Edukimi figurativ 1-5
Libri i mësuesit Edukimi Figurativ, për klasat 1-5, është hartuar duke u mbështetur në programin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Ky libër do t’u shërbejë mësuesve të fillores për të organizuar sa më lehtë e më mirë orën mësimore, duke realizuar objektivat e parashikuara në program. Në libër janë dhënë modele mësimi, ku temat shtjellohet nëpërmjet teknikave e metodave të larmishme. Aty realizohen gjashtë linjat, si: baza materiale, procese dhe teknika, elemente dhe parime, histori e kulturë, analizë, interpretim, vlerësim dhe lidhje ndërlëndore e me jetën dhe mjedisin, që përbëjnë bazën për të arritur objektivat kryesorë të të mësuarit. Shpeshherë linjat ndërthuren dhe plotësojnë njëra-tjetrën.
     
Fletoret e punës për Edukimin figurativ 1, 2, 3, 4, 5 ndërtuar mbi programin e kësaj lënde, janë të ngjashme me një tekst praktik mësimor, ku janë dhënë modele të gatshme dhe gjysmë të gatshme për çdo koncept që trajtohet në program dhe që zbërthehen në librin e mësuesit. Këto fletore lehtësojnë punën e nxënësve dhe të mësuesit për përvetësimin e kësaj lënde dhe nxitin fantazinë dhe aftësitë krijuese të nxënësve.

Edukimi figurativ 1 Edukimi figurativ 2 Edukimi figurativ 3
 
Edukimi figurativ 4 Edukimi figurativ 5    
Autorë: Ledia Konstandini
Art Pamor 6
Autorë:
Edmond Gjikopulli

Konsulent shkencorë:
Prof. Dr. Albes Fusha
Edukimi figurativ 7
Autorë:
Edmond Gjikopulli

Konsulent shkencorë:
Zef Paci
Edukimi figurativ 8
Autorë:
Edmond Gjikopulli

Konsulent shkencorë:
Zef Paci
Artet 10
Autorë:
Shaban Sinani, Edmond Gjikopuli, Irisha Gaqi, Dorian Çena, Skënder Selimi, Romira Zalla, Alfred Trebicka
Artet 11
Autorë:
Edmond Gjikopulli, Irisha Gaqi, Kozeta Bakiu, Alfred Trebicka, Romir Zalla
Artet 12
Autorë:
Edmond Gjikopulli, Irisha Gaqi, Kozeta Bakiu, Alfred Trebicka, Romir Zalla

Konsulente shkencore:
Dr. Inis Shkreli


ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj