Dita e ndërgjesimit për Autizmin

Le t’i kemi fëmijët autikë në qendër të vëmendjes, t’i bëjmë të ndihen “të veçantë”, sepse ata janë të tillë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, më 2 prill 2014, Qendra e Autizmit Elbasan, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut të Elbasanit dhe Caritas Albania-n organizuan një fushatë ndërgjegjësuese. Ata theksuan rëndësinë që ka si diagnostikimi i këtij çrregullimi në një moshë sa më të hershme, edhe trajtimi sipas programeve të caktuara nga specialistët e duhur.

Ky aktivitet u mbështet edhe nga Albas Group, që i ka ndihmuar fëmijët e kësaj qendre me libra, lodra druri dhe mjete të tjera didaktike të nevojshme në punën me këta fëmijë.

Shtëpia botuese ALBAS, e cila e ka pjesë parësore të vizionit të saj ndërgjegjësimin qytetar ndaj problemeve aktuale të shoqërisë, ka botuar një seri me titullin “Të flasim hapur”, seri në të cilën përfshihet edhe libri “Vëllai im është autik”. Nëpërmjet një historie që ndodh në një shkollë, treguar nga një djalë që e ka vëllanë autik, jepen të dhëna për disa nga shenjat dalluese të autizmit dhe se si mund të pranohet e të mbështeten të gjithë personat që janë autikë. Në fund të librit ka udhëzime e këshilla për prindërit.

Këta fëmijë nuk zgjedhin të jenë të jenë të tillë, por janë të tillë. Ata mbyllen brenda botës së tyre, sepse aty ndihen të qetë e të sigurt.
Le t’u zgjasim atyre një dorë, për t’ua bërë jetën më të lehtë!

Foto Aktiviteti
 
 



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj