Albas në mbështetje të ceremonisë për lejimin e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë në selanik


Përfaqësues të shtëpisë botuese Albas ishin të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Shkollës Fillore nr. 9 në Selanik (dt.31.05.'14) për lejimin e mësimit të gjuhës shqipe nga nxënësit shqiptarë të kësaj shkolle.


Kjo u realizua në saje të përpjekjeve të shoqatës Drita e Diturisë dhe të personaliteteve të tjera arsimdashëse e atdhedashëse që jetojnë në Greqi, si dhe në Shqipëri, të cilët nënvizuan se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre që kjo nismë të shtrihet dhe në shkollat e tjera, ku shkollohen fëmijët e familjeve shqiptare të emigruara në Greqi.

ALBAS-i e mbështeti takimin duke iu dhuruar fëmijëve paketën e Abetares Mbarëkombëtare.

Si një shtëpi botuese me politikë mbarëkombëtare dhe e pranishme me tekstet e saj në të gjitha trevat shqiptare, nuk është hera e parë që shtëpia Albas mbështet nisma të tilla, e veçanërisht në diasporë. Ishte një kënaqësi e madhe të shihje fëmijët aq të lumtur me Abetaret nëpër duar, të cilët madje recituan dhe disa vjersha, si Gjuha shqipe, Bagëti e Bujqësia etj.

Në fjalën e saj Rita Petro me cilësinë e një prej autoreve të Abetares, si dhe të drejtoreshës së shtëpisë botuese Albas, nënvizoi rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut, si e vetmja gjuhë që të jep identitetin kombëtar.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj