GRUPsat - Revista më fantastike për fëmijë



Fituese e çmimit “Libri më i mirë për fëmijë”, Panair 2011.

Revistë mujore për fëmijët e moshës 7- 11 vjeç. Del në datën 15 të çdo muaji. Është botim i Albas-grup. Shpërndahet në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në Preshevë. Së shpejti dhe në Mal të Zi.

Revista GRUPsat vjen si një revistë për “të vegjlit e rritur”, që i trajton ata me respekt si individualitete të veçanta, ashtu si të rriturit, por pa i larguar ata nga bota e tyre magjike fëminore. Kjo revistë është një dritare e hapur për ta drejt vetes dhe botës, një mundësi jo vetëm për t’u informuar, por për të komunikuar dhe me moshatarët e tyre në të gjitha trevat ku jetojnë.
Revista GRUPsat shquhet për vlerat e saj enciklopedike, estetike, zbavitëse dhe edukative. Për të rriturit është një revistë – nostalgji për “Horizontin” e dikurshëm kur ata e lexonin si fëmijë. Po sigurisht kjo revistë e sjell dijen nëpërmjet ilustrimeve dhe dizejnimit modern të përshtatshëm për fëmijët e sotëm.
Prandaj kjo revistë përbën një pasuri për bibliotekën e lexuesit të vogël.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj