GRUPsat (Rubrikat - Personazhet)

BLA-BLA (në studion e Urdit, gazetarja e famshme e Grupsave)
321 START (Për sportin ju flet Andi dhe Stela)
KUR TË RRITEM DO TË BËHEM... (Ti mund të jesh personazhi i kësaj rubrike nëse na shkruan se çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh)
BUSULLA NA DREJTON PËR NË…(Joni do të të tregojë për vendet e mrekullueshme të trevave shqiptare)
SA NE…(Njerëzit e shquar të kohërave të mëparshme dhe të sotme do të të rrëfejnë sekretet e jetës së tyre)
TERCINA (Ti mund të jesh personazh i kësaj rubrike, nëse na dërgon ndonjë krijim tëndin në poezi ose në prozë)
MIRËSEVINI NË XHUNGËL (Noeli do të të shoqërojë në vendet e magjishme të xhunglës dhe do të të njohë me shumë kafshë të saj)
KAVALETI I SOFIT (Sofi do të të tregojë për bukurinë dhe mjeshtërinë e arteve pamore. Dhe ti mund të na dërgosh vizatimet ose krijimet e tua me plastelinë etj)
PYET SEMIN DHE ENIN (Semi dhe Eni do t’i kthejnë përgjigje letrës tënde për çdo problem që të shqetëson ty. )
VITAMINA + (Doktor Luzi do të të japë shumë këshilla, se si ti ta mbrosh shëndetin tënd)
INSPEKTOR TINI (Inspektor Tini dhe qeni i tij Pini do të jetë në kërkim të gjurmëve të Leas, e cila ka humbur, se pse i pëlqen të shëtisë në vendet më të bukura të botës)
LOJA FILLOI…ZJARRI PUSHOI (Ti këtu do të gjesh dhe do të provosh se sa i zoti je në ushtrime logjikë, fjalëkryqe, teste etj)
HOROSKOPI (Në këtë rubrikë do të zbulosh se ç’thonë yjet për shenjën tënde)


ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj