Hapat e para

Faqet argëtuese HOP HOP (3 - 4 vjeç)
Dosja HOP-HOP “Faqet argëtuese” është hartuar në bazë të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ciklin parashkollor sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor. Dosja shoqërohet me një udhëzues për mësuesit dhe prindërit, të cilët do të ndjekin ecurinë e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç.





9 miqtë e mi (4 - 5 vjeç)
Libri 9 MIQTË E MI është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.





Një hap drejt shkollës (5 - 6 vjeç)
Kjo paketë, hartuar në përputhje me programin e Ministrisë së Arsimit për edukimin parashkollor, rekomandohet të përdoret për fëmijët 5-6 vjeç. Paketa shoqërohet me një udhëzues për edukatoret dhe prindërit, të cilët do ta ndjekin ecurinë e fëmijëve gjatë një viti shkollor.







Libri im i parë - Abetare me zë (mbi 3 vjeç)
Abetarja e parë zanore në gjuhën shqipe. Duke shtypur butonat zanorë, fëmijët dëgjojnë shkronjat, fjalët e fjalitë dhe i mësojnë ato në mënyrë argëtuese. Në libër ata do të gjejnë situata me personazhe nga bota e kafshëve, të ilustruara plot ngjyra e fantazi.





Abetare Mbarëkombëtare ( mbi 6 vjeç)
Paketa e Abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ajo është mbështetur në programet e Ministrive të Arsimit të këtyre trevave.





Fletoret gjigante (mbi 5 vjeç)
Formati i madh i fletoreve është bërë me qëllim që fëmija mund të punojë mbi to edhe i shtrirë mbi tapet.Kjo seri me 4 tituj është hartuar mbi objektivat e përfshira në programin mësimor për ciklin parashkollor. Përmes teksteve të shkurtra me figura interesante, fëmijët do të mësojnë të ngjyrosin, të lexojnë, të shkruajnë dhe të zbaviten duke luajtur në grup.





Luaj me shkronjat (mbi 4 vjeç)
Kutia “Luaj me shkronjat” përmban 36 shkronjat e gjuhës shqipe. Secila shkronjë shoqërohet me nga një figurë.

ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj