Hapat e para

Abetare Mbarëkombëtare
Paketa e Abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ajo është mbështetur në programet e Ministrive të Arsimit të këtyre vendeve. Qëllimi i grupit të punës ka qenë të përgatisin një paketë sa më të plotë që do t’u shërbejë nxënësve në shkolla, si dhe fëmijëve që do ta përdorin këtë paketë edhe në mjedisin familjar.
Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitëse, tërheqëse dhe të përvetësueshme, duke harmonizuar të pesë proceset bazë: të vëzhguarit, të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit. Paketa përmban:



Teksti bazë Abetare, i strukturuar me tri pjesë: Paraabetare, Abetare, Pasabetare


Fletorja e modeluar, ku nxënësit sipas modelit do të shkruajnë shkronjat e dorës


Fletorja e punës, ku nxënësi do të ushtrohet për mësimin e shkronjave, kryesisht të shtypit dhe të disa njohurive gramatikore
DVD-ja, e cila si mjet audio-vizual u shërben nxënësve për proceset e të dëgjuarit dhe të vëzhguarit
* Fjalori i ilustruar: (shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-gjermanisht); në paketë është një nga këta fjalorë. Synimi ynë ka qenë që fjalorët t’u shërbejnë edhe fëmijëve që jetojnë jashtë vendit të tyre

* Xhepi i shkronjave dhe i rrokjeve
  
* Mozaiku me vjershat e secilës shkronjë



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj