Ceremonia e inagurimit të kompanisë ALBAS OFFICE

Shtëpia botuese ALBAS organizoi më datën 11 maj 2013, në mjediset e Hotel Grand-it në Prishtinë, seminarin për mësueset e arsimit parashkollor me temë “Mënyrat didaktike për ta afruar fëmijën me librin”.

Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i kompanisë së re Z. Arben Xhelili. Ai bëri prezantimin e firmës si dhe synimin për të cilin Albas-Office u krijua. Ai nënvizoi se jo vetëm salloni i ekspozimit, por e gjithë godina do të kthehet në një vend ku çdokush, qoftë një klient i vetëm, një librar apo një distributor do të gjejë gjithçka që i nevojitet për shkollën. Z. Xhelili falënderoi të gjithë botuesit që me botimet e tyre serioze i dhanë vlerë sallonit të librit.
Presidenti i kompanisë Z. Latif Ajruallai falënderoi të gjithë të pranishmit duke nënvizuar faktin se synimi për këtë qendër ka qenë i hershëm, që me reformën e Altertekstit, ku Albas ka qenë një nga shtëpitë botuese që krijoi për herë të parë rrjetin privat të distributorëve në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Siç theksoi Z. Ajrullai kjo qendër do ta lehtësojë mjaft punën e librarëve e të distributorëve të librit shkollor e artistik, si dhe të çdo klienti që do të vizitojë sallonin e krijuar me mjaft shije. Drejtori i kompanisë kroate Z. Perter Piskash u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin dhe vlerësoi që nëpërmjet Albas-Office, tani firmat më serioze evropiane të kancelarisë, do të jenë dhe në tregun shqiptar.

Ceremonia u kthye në një festë të bukur e të ngrohtë, ku pati dhe një koktej shoqëruar me tingujt e muzikës në sfond. Në ceremoni morën pjesë mbi 100 të ftuar: prindër e fëmijë, mësues e drejtorë shkollash, librarë e distributorë, partnerë të firmave të tjera, përfaqësues të bankave, botues e përfaqësues të disa shoqatave; miq e familjarë etj.

Foto Fjalimet
 
 
 
Foto Ceremonia
 
 
 
 
 
 
 
Foto Salloni
 
 
 



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj