Intervista e Z.Ajrullai për altertekstin

Presidenti i kompanisë Albas-Grup në intervistën e tij te News 24 analizon procesin e Altertekstit, i cili në fillimet e tij solli prurje mjaft pozitive, zhduku monopolin e shtetit mbi librin, nxiti konkurrencën ndërmjet grupeve të autorëve të teksteve dhe botuesve dhe iniciativën e lirë të mësuesit.


Por nga ana tjetër, nënvizon z. Ajrullai, 3 vitet e fundit u vunë re mjaft dukuri negative, veçanërisht në shkeljen e rregullave kryesore që lidheshin me miratimin (u shtua numri i alternativave si sasi e jo në cilësi) si dhe nuk u respektua në shumë qytete e shkolla vullneti i mësuesve për të përzgjedhur vetë tekstin.

Gjithashtu, Ajrullai e quajti mjaft pozitive nismën e MAS për unifikimin e programeve me Kosovën duke sugjeruar dhe një shtrirje më të gjerë (me Maqedoninë, Preshevën dhe Malin e Zi), por nga ana tjetër, nënvizoi rëndësinë e teksteve alternative dhe mundësinë e kufijve të hapura për tekstet shkollore që do të miratohen në këto vende, në mënyrë që mësuesi të jetë i lirë të përzgjedhë tekstin më të mirë për nxënësin e tij.

Z. Ajrullai, gjithashtu, sugjeroi vendosjen e disa rregullave dhe parimeve për mbarëvajtjen e këtij procesi.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj