Intervista e plotë e rita petros dhënë gazetares Rezarta Reçi

Rita Petro flet për kujtimet e saj që e lidhin me shtëpinë e fëmijërisë, prindërit, rrugën e Kavajës ku është rritur dhe dëshirën për të ndryshuar përmasat e një bote aq të vogël e skematike trashëguar nga koha e monizmit.


Një rrëfim për profesionin e saj fillimisht si redaktore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, sfidat atje dhe divorcin me punën e shtetit kur filloi të ndiente se kostumi i shtetit po i rrinte mjaft ngushtë. Dëshira për një shtëpi botuese mbarëshqiptare dhe realizimi i ëndrrës së saj si botuese dhe autore e 35 teksteve shkollore që përdoren në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e në Diasporë.

R. Petro mendon se shërbimi më i madh që mund t’i japë një intelektual vendit të vet është që në fushën profesionale të thyejë tabu, të bëhet lider e të krijojë pasues që e ndjekin, pasi njeriu është seria e veprave të veta, jo e fjalëve që sot shiten me shumicë.

Si poete R. Petro thotë se një poet nëse nuk trondit asnjë fill të mendimit njerëzor, ai nuk i ka kryer ndonjë shërbim të madh artit... arti ka lindur për të qenë kontroversal... nuk ka fjalë të turpshme në art... në art fjala nuk vret, por çliron.

Një rrëfim i sinqertë i Petros lidhet dhe me dashurinë e saj dhe bashkëjetesën me partnerin... për Petron mbarimi i dashurisë romantike është dissinkroni në marrëdhënien intime, por nga ana tjetër, ajo e vlerëson dashurinë reale dhe thotë se partnerët pavarësisht nga egoja i japin dorën njëri- tjetrit për t’ia dalë së bashku në krye.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj