Kolana ME PAK FJALË dhe Lodrat PINO

Kolana ME PAK FJALË...

Librat e kolanës Me pak fjalë… janë ideuar për fëmijët e moshës tre vjeç e lart, duke paraqitur nëpërmjet ilustrimeve interesante pamje nga çdo mjedis, pjesë e jetës sonë të përditshme. Secili libër trajton një temë veçantë dhe çdo figurë paraqet një objekt që shoqërohet me emrin përkatës, duke shërbyer kështu si një fjalor me figura. Në fund të faqeve ka një pyetje të thjeshtë dhe argëtuese, së cilës fëmija, vetë ose i ndihmuar nga një i rritur, duhet t’i përgjigjet për të zbuluar personin ose objektin e fshehur. Kështu, më të vegjlit bëhen zbuluesit e
botës që i rrethon dhe mësojnë të vëzhgojnë, ndërkohë që edhe argëtohen.
Qëllimi kryesor i hartimit të kësaj kolone, veç nxitjes së kureshtjes së fëmijës dhe argëtimit është zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme, që duhet të zotërojë fëmija përpara se të fillojë shkollën, si:
• kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja;
• dëgjimi dhe dallimi i tingujve të gjuhës së folur;
• lidhja e tingujve me shkronjat për të kuptuar kodin e leximit;
• njohja dhe mësimi i germave të alfabetit;
• dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve;
• zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe përqendrimit.

Titujt e kolanës Me pak fjalë…
Bimët
Kafshët
Shkolla
Shtëpia
Shqisat
Profesionet
Qyteti
Udhëtimet




Lodrat PINO
Lodrat PINO janë lodra prej druri natyror, i parrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Për ndërtimin e tyre është përdorur dru i cilësisë së lartë, me aromë të lehtë dhe me sipërfaqe të lëmuar, duke i bërë ato të sigurta. Me këto lodra, fëmijët zbaviten, mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e veta psikologjike, marrin njohuri për mjedisin dhe botën që i rrethon, nxisin kureshtjen rreth matematikës dhe shkrimit (siç janë lodrat PINO-radhitëse dhe alfabeti), duke zhvilluar inteligjencën fëmijërore.
Lodrat PINO janë të shumëllojshme:
• në formë: labirinte, pazëlla, kube me figura, domino, tren prej druri, lodra-kafshë (me tërheqje, shtytje apo në veprim), kuba formuese, litar loje, lapsa, kapëse, jo-jo, fuga, stoli (rruaza e byzylykë), si dhe mjete muzikore prej druri si: ksilofon, fyej, harmonika, topuzë, rraketake, bori, dajre etj.);
• në tema: ferma, xhungla, fshati, stadiumi, mjetet e udhëtimit, festa, kafshët, veshjet, frutat, shkronjat, numrat, veprimet matematikore, ora, matësi, format gjeometrike, etj.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj