Albas e ftuar nderi në konferencën e II shkencore ndërkombëtare nga Uejl, Tetovë.

Drejtoresha e botimeve Albas, Rita Petro dhe Presidenti i AlbasGrup, Latif Ajtuallai ishin te ftuar nderi ne Konferencën e II Shkencore Ndërkombëtare organizuar nga Universiteti I Evropës Juglindore në TETOVË në dt. 01.11.2013. Rektori Z. Zamir Dika, Shefi i Katedrës shqipe Z. Zeqir Kadriu si dhe folës të tjerë e vlerësuan mjaft punën e redaksisë së Albas për ndihmesën e madhe në përgatitjen e materialeve, si dhe mbështetjen financiare për botimin e librit “Gjuha, letërsia dhe kultura shqiptare nga Pavarësia deri më sot”.

Gjithashtu dhe nga folës të tjerë u vlerësua kontributi i shtëpisë botuese Albas për botimet cilësore veçanërisht ato shkollore që kanë rritur të mësuarit cilësor të gjuhës shqipe nga nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë. Zj. Rita Petro falenderoi përfaqësuesit e Universitetit për bashkëpunimin dhe vlerësimet e tyre, si dhe nënvizoi mesazhin për unifikimin e programeve të lëndëve me rëndësi kombëtare si gjuha shqipe, letërsia dhe historia shqipe në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Foto Ceremonia
 
 
 



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj