Lexim plus

LAHUTA E MALCIS
Gjergj Fishta

Ky botim përfshin pjesë të zgjedhura nga të gjitha këngët e “Lahutës së Malcis” me shënime, sqarime edhe komente përkatëse. Përgatiti: Tefë Topalli, Tonin Çobani.

Çmimi: 2.8 euro; 350 lekë; 170 denarë

Lahuta audiokasetë

Kaseta përmban fragmente nga poema "Lahuta e malcis" të interpretuar nga Reshat Arbana. Recitimi shoqërohet me komente.

Lahuta CD

Një interpretim i mrekullueshëm i disa fragmenteve të poemës "Lahuta e Malcis" nga Reshat Arbana, i shoqëruar me komente.

Dëborat e Kilimanxharos
Ernest Heminguej

Tregime, novela, vlerësime kritike etj. I përktheu nga anglishtja Pirro Misha Përveç tregimeve dhe novelave në libër mund të gjeni "pak histori për Heminguejin", kronikën e jetës në foto, veprat e tij në pikturë, si dhe thënie për letërsinë.
Përgatiti: Pirro Misha

Çmimi: 2.8 euro; 350 lekë; 170 denarë

Iliada dhe Odiseja
Homeri

Libri, përveç pjesëve më të bukura, të zgjedhura nga Ëngjëll Sedaj enkas për nxënësit, përmban shënime lidhur me këto dy kryevepra botërore, si dhe një parathënie që thellohet në çështjen homerike, kohën, hapësirën dhe vargun homerian.

Çmimi: 2.8 euro; 350 lekë; 170 denarë

Historia e Skënderbeut
Naim Frashëri

Lexim antologjik i poemës "Histori e Skënderbeut", i përgatitur nga Ali Xhiku, i cili e shkroi edhe parathënien, ku jepen të dhëna për veprën dhe rrethanat historike në kohën kur ajo u botua.

Çmimi: 2.8 euro; 350 lekë; 170 denarë

Dhembja e pikës (poezi)
Azem Shkreli

Përzgjedhje e bukur poetike e poetit Azem Shkreli. Vargu i tij bart një veçanti të çuditshme, ngaqë dukuritë më të ashpra, simbolet e vrazhda, një histori e tërë e përgjakshme, ftohtësi guri e të ngjashme, jepen me një strukturë të zjarrtë të gjuhës poetike, me një lirikë të thellë, të papërsëritshme.
Përgatiti: Ali Podrimja

Çmimi: 2.8 euro; 350 lekë; 170 denarë

Kush do ta vrasë ujkun (poezi)
Ali Podrimja

Janë përmbledhur këtu poezitë antologjike të Ali Podrimjes, të cilat, krahas kënaqësisë së madhe, që mund të japë vetëm leximi i poezisë, japin edhe një pasqyrë të tërësishme për krijimtarinë e Ali Podrimjes.
Përgatiti: Ali Aliu

Çmimi: 2.8 euro; 350 lekë; 170 denarë

Lirikat e vjeshtës
Dritëro Agolli

Në këtë vëllim janë përfshirë poezi të zgjedhura nga opusi i gjerë krijues i poetit Dritëro Agolli, të shkruara në një periudhë dyzetvjeçare.
Zgjodhi dhe përgatiti: Agim Vinca

Çmimi: 4 euro; 250 den; 550 lekë

Komedia hyjnore - Ferri
Dante Aligieri

Lexim i përzgjedhur dhe i komentuar. Përkthyer nga Pashko Gjeçi. Pajisur me parathënie, komente e shënime nga Ardian Marashi.

Çmimi: 3.5 euro; 450 lekë; 220 denarë

Antologji e Faik Konicës

Janë zgjedhur krijimet më të bukura në prozë dhe poezi të Faik Konicës, të cilat në të vërtetë janë bartëse të krijimtarisë së tij. Veprat e gjata në prozë përfshihen të fragmentuara. Konica mendonte se e përkryera jeton nëpërmjet fragmenteve.
Zgjedhur dhe përgatitur nga Nasho Jorgaqi.

Çmimi: 3 euro; 350 lekë; 190 denarë

Cikli i Kreshnikëve

Antologji me pjesë të zgjedhura nga cikli i kreshnikëve. Libri është i pajisur me shënime kritike, shpjegime fjalësh e komente.
Përgatitën: Gjergj Zheji, Natasha Xhafka

Çmimi: 400 lekë; 3.5 euro; 220 den

Bota poetike e Martin Camajt

Në këtë libër janë përzgjedhur poezi nga tri periudhat e krijimtarisë poetike të Camajt. Këto poezi janë shoqëruar me shënime sqaruese dhe komente përkatëse.
Përgatiti: Ymer Çiraku

Çmimi: 2.5 euro; 320 lekë; 150 denarë

Dashuria dhe Besa
Tefik Çaushi

Ese për romanin e Kadaresë "Kush e solli Doruntinën". Libri shoqërohet me fragmente nga romani, vlerësime të kritikës sonë e të huaj, fjalës me fjalë të rralla që përdoren në roman dhe një diskutim mësimor për nxënësit.

Çmimi: 2.5 euro; 280 lekë; 150 denarë

Udhëtime letrare
Nasho Jorgaqi

Ky është një vëllim që përmbledh një cikël udhëpërshkrimesh në vendet ku kanë jetuar e krijuar disa nga shkrimtarët tanë më të shquar. Libri është i pajisur me ilustrime, fotografi e faksimile që konkretizojnë fjalën e mësuesit të letërsisë për këta autorë.

Çmimi: 3.5 euro; 450 lekë; 220 denarë

Kurrë mos thuaj kurrë…!
Lumturi Çela

Libër me ese me tema të llojllojshme. Esetë përfshijnë kërkime të ndryshme, informacione shtesë dhe perifrazime. Të bazuara në aftësitë interpretative të autores ato janë më tepër se vëzhgime.

Çmimi: 3 euro; 350 lekë; 190 denarë

Kadareja dhe fjala shqipe
Autorë: Gjovalin Shkurtaj, Tefik Çaushi

Fjalor me fjalë të rralla dhe fjalëforma të reja që Ismail Kadare i përdor në veprat e tij. Një libër ndihmës, jashtëzakonisht i vlefshëm për mësuesit dhe nxënësit.

Çmimi: 3.5 euro; 420 lekë; 220 denarë

Një lojë me emrin Postmodernizëm
Autor: Ridvan Dibra

Ky tekst sidomos në fillim të hartimit të tij është menduar si një cikël leksionesh për studentët e shkollave të larta. Botimi është konceptuar në 30 kapituj. (15 javë të një semestri akademik x 2 leksione në javë = 30 leksione). Vetë natyra e ndërlikuar dhe disi e papërcaktuar e postmodernizmit e ka detyruar autorin që problemin të mos e shohë thjesht e vetëm në planin letrar, por edhe në rrafshe filozofike, sociale, psikologjike etj.

Rrëzuar mbi vetminë (poezi)
Agim Doçi

Përgjithësisht poezia e Agim Doçit është ndërtuar në formën e thirrjes, ku forca e poezisë mbahet gjallë nëpërmjet ritmit poetik. Nga ana tjetër imazhi poetik sjell në sytë tanë jetën aktuale si një amfiteatër gjigant, ku mbizotërojnë kokat-maska. Ky është fataliteti që e tmerron poetin dhe që në të vërtetë e bën të shpërthejë dhe ta nxjerrë thirrjen e vet për ta tronditur nga themelet shoqërinë hipokrite ku jetojmë.

Poezi për gjuhën shqipe
Përpiloi: Skënder Demaliaj

Libër me poezi të zgjedhura për gjuhën shqipe nga krijimtaria poetike e traditës dhe ajo bashkëkohore.

Çmimi: 250 lekë; 2 euro; 120 den

Këngët e Sibilave
Pjetër Bogdani

Libër me shënime, shpjegime fjalësh të vështira dhe komente për “Këngët e Sibilave”
Përgatiti: Ëngjëll Sedaj

Çmimi: 2 euro; 250 lekë; 130 denarë

Poemi kosovar në pendën e Mitrush Kutelit

Libër me komente dhe aparate pedagogjike për "Poemin kosovar".
Përgatiti: Skënder Demaliaj

Çmimi: 2 euro; 250 lekë; 130 denarë

Lulnimi i mureve (poezi)
Adriatike Lami

Poetesha duket se përjeton një gjendje të fortë emocionale e ndjesish, ku përplasen fati dhe fatkeqësia, realiteti dhe jo realiteti, dhe nga e gjithë kjo lind faza e një gjendjeje ekzaltimi poetik.

M’i këpusni kokrrat e frymës (poezi)
Autor: Murat Isaku

Këtë libër autori nuk arriti ta shihte të botuar. Ai u përgatit për botim nga bijat e tij.
Vetëm tash e di se të shkruar e paskam pasur të jetoj deri ditën e enjte kur bie kambana e madhe dhe vjen shiu i dytë... (Në dorëshkrim ka qenë “të vdes mu ditën e diel”, që është korrigjuar nga poeti, i cili ka shkuar në amshim ditën e enjte).

Në xhep kam një botë (poezi)
Vjollcë Berisha

Poezi të ndara në shtatë cikle:
Atje ku heshtjet kishin frikë të hynin, abortova përnatë ëndrrat që s'duhej të lindnin;
Vetmi, yt bir trishtimi, po fle me mua sonte;
Vjersha që s'i bëja dot më shkurt;
Kam dhe dashuri të tjera që më ngacmojnë, por janë pak...



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj