Arkiv: ALBAS NË PANAIRIN E LIBRIT
Nga dt 11 deri në dt 15 nëntor Albas ishte pjesëmarrëse në Panairin e përvitshëm të librit që mbahet në Tiranë.



Stenda e Albasit u vizitua nga mjaft nxënës shkollash e mësues me të cilët u bisedua për tekstet që ata përdornin dhe që i vlerësonin mjaft për mënyrën se si jepej informacioni shkencor dhe ai didaktik. Mësuesit ishin shumë të interesuar për botimet në ndihmë të tyre dhe na sugjeruan për të përgatitur materiale të tjera për një mësimdhënie bashkëkohore.


Të pranishëm në stendën e Albasit ishin personalitete të shquara, të cilët vlerësuan cilësinë e titujve të botuar si dhe shtypin cilësor.



Në dt 13, në stendë u përuruan dy botimet e fundit për ciklin parashkollor Dosja HOP-HOP, faqet argëtuese, si dhe Loja elektronike ABC dhe seria me 8 tituj: Me pak fjalë. Të pranishëm në stendë ishin edukatore, prindër e fëmijë.



Më të kënaqurit dhe ata që e shijuan më tepër stendën e ALBASIT ishin fëmijët të cilët gjetën atje një mjedis mjaft familjar, të ngrohtë e mbi të gjitha argëtues. Ky mjedis iu krijoi atyre mundësinë që të shijonin lojërat mësimore në kompjuter, të pikturonin e të zgjidhnin ushtrime të tjera, të luanin me lodrat logjike Pino, të lexonin etj.



Titujt më të shitur sipas kësaj renditjeje:
Dosja HOP-HOP
Loja elektronike ABC
Lodrat Pino
Paketa Luaj me shkronjat
Paketa Një hap drejt shkollës
Paketa Abetare mbarëkombëtare
Seria Me pak fjalë


ALBAS në Facebook

NJOFTIM
Ju njoftojme se adresa e-malit ka ndryshuar. Ju mund te na kontaktoni ne adresen e mëposhtme:
info@albas.al

pino

Tituj të rinj