Përurimi i paketës Abetare mbarëkombëtare

Në dt. 10.06.2010, në Panairin e Librit në Prishtinë u bë përurimi i paketës Abetare mbarëkombëtare. Në panelin qendror morën pjesë autorët e paketës:
Specialistet didakte: Rita Petro dhe Natasha Pepivani (nga Tirana)
Gjuhëtarët: Flutura Çitaku (nga Prishtina) dhe Vehbi Kadriu (nga Tetova)
Mësuese: Mirela Tërova (nga Tirana).
Auditori përbëhej nga mësues, nxënës, autorë tekstesh shkollore, specialstë nga Ministria e Arsimit dhe shumë gazetarë.
Fjalën hyrëse e mbajti Rita Petro e cila vlerësoi punën e bërë në ekip nga gjuhëtarët dhe specialistët didaktë. Ajo e vlerësoi paketën si nga më të realizuarat e bëra deri më sot për mësimin e gjuhës amtare.
Natasha Pepivani prezantoi përmbajtjen e paketës; Mirela Tërova bëri demonstrimin e përdorimit të CD, ndërsa Vehbi Kadriu theksoi punën e lavdërueshme të shtëpisë botuese në politikën e saj mbarëkombëtare. Fjalën e mbylljes e mbajti presidenti i Albas-it Latif Ajrullai, i cili paraqiti projektet e ardhshme të kësaj shtëpie botuese në drejtim të botimeve shkollore.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj