Seria: Autorë shqiptarë (mbi 7 vjeç)

Pica, pica... vetëm pica

Aq shumë u pëlqejnë fëmijëve picat, sa ata i krahasojnë me çdo gjë përreth, me të cilën luajnë dhe zbaviten. Pica si anije kozmike, si rrota autobusi, si breshkë... si vepër arti. Pasi lexojnë poemthin e ilustruar, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten edhe me lojërat në fund të librit.

Pa e vrarë mendjen

“Pa e vrarë mendjen” është një libër me histori të mrekullueshme me mbretër e zana, si dhe me tregime të bukura e me plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve. Në to flitet për marrëdhëniet me gjyshërit, prindërit dhe mësuesit, me shokët e shoqet, rregullat që duhet të ndjekin fëmijët në familje, shkollë etj. Personazhet e tregimeve kanë teka dhe dëshira “të çuditshme”, si dhe pikëpyetje për gjëra që nuk i dinë. Por, në fund, ata gjejnë te prindërit, gjyshërit dhe mësuesit miqtë e tyre më të mirë!

Fluturimi i Markut

Në qendër të librit është Marku, personazhi kryesor, një djalë shumë trazovaç. Një ditë të bukur ai nuk ua vuri veshin fjalëve të gjyshes dhe ngacmoi zgjoin e bletëve. Ato u zemëruan shumë me të dhe e ndëshkuan. Papritur ai u zvogëlua dhe u bë më i vogël se një bletë! Hipi mbi kurrizin e një blete dhe së bashku bënë një udhëtim të paparë. Marku pa nga lart natyrën e mrekullueshme, pa shqiponjën, por edhe njerëzit që e dëmtonin natyrën, duke prerë dru, duke ndezur zjarre etj. “Fluturimi i Markut” është një përrallë fantastike mjedisore dhe edukative. Ky libër i bën fëmijët të kuptojnë se të gjithë duhet të kujdesemi për natyrën, të jenë miq të saj dhe të dëgjojnë këshillat e të rriturve.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj