Seria: Bëmat fatkeqe të Rikard Zemërradhiqes, kalorës i Gurit të Llumit (mbi 10 vjeç)



Faqe: 116, me ngjyra
Formati: 128 x 190 mm
Kopertina: e plastifikuar, 350 gr
Çmimi: 580 lekë; 4.2 euro; 250 den

Rikardi, djali dembel i kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë, për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi. Për habinë e të gjithëve, Rikardi merr titullin dhe emëron shqytar të tij personal shërbëtorin e dhjamosur, Nespullin. Hipur në shalën e të madhit dhe të panënshtrueshmit, kalit Titan, të ndjekur nga mushka Agostinë, ata të dy ndërmarrin misionin e tyre të parë: të gjejnë një bimë të rrallë për të shëruar stomakun e kontit llupës. Dhe kështu, dy shokët e aventurës dalin për herë të parë jashtë mureve të kështjellës për të shkuar drejt e në zemër të të koklaviturës... katrahurë.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj