Seria: Dinozaurët (mbi 3 vjeç)

Seria: Dinozaurët (mbi 3 vjeç)
Personazhi i serisë “Dinozaurët” është një djalë i vogël, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën ai fle çdo natë. Teksti nxit imagjinatën e lexuesit të vogël, por edhe i mëson atij karakteristikat e veçanta të llojeve të dinozaurëve, kuriozitete rreth mënyrës së ushqimit, jetës dhe të dhëna rreth zbulimit të fosileve të tyre nga shkencëtarët.

Tituj: 4
Faqe: 36, me ngjyra
Formati: 240x240 mm
Kopertina: e plastifikuar, 350 gr.
Çmimi: 550 lekë; 4 euro; 250 den (për libër)

Stegozaueri – dinozauri më miqësor

Libri bën fjalë për Stegozauerin, një lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës. Emri i tij do të thotë “zvarranik me çati”. Ai dallohej lehtësisht prej dy rreshtave me pllakëza mbi kurriz. Në fillim atë e quanin “dinozauri budalla” për shkak të trurit të tij të vogël sa një arrë.

Tiranozaueri Reks – mbreti i dinozaurëve

Ky libër flet për dinozaurin dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit, Reks, ka kuptimin “mbreti më tiran i zvarranikëve”. Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.

Brakiozaueri – dinozauri më i gjatë

Ky libër në njeh me Brankiozauerin, dinozaurin katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “zvarraniku me krahë të degëzuar”. Ai të mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.

Triceratopsi – dinozauri më i fortë

Emri i këtij dinozauri katërkëmbësh barngrënës ka kuptimin “fytyra me tre brirë”. Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj