Seria: Eja ta gjejmë (mbi 1 vjeç)

Seria: Eja ta gjejmë (mbi 1 vjeç)
Tekste të thjeshta me ILUSTRIME TË QARTA dhe TINGUJ ZANORË për këtë moshë.

Tituj: 2
Faqe: 10, me ngjyra
Formati: 220 x 220 mm
Kopertina: e fortë
Çmimi: 880 lekë; 6.5 euro; 400 den (për libër)

Ku është lodra?

Ku ndodhet lodra me të cilën po luan fëmija? Ndihmojini të vegjlit ta gjejnë, duke hapur “dritarezat” me figura në faqet e këtij libri. Kur të hapni “dritarezën” që ka përgjigjen e saktë, ata do të dëgjojnë e do të argëtohen me tingujt e gëzueshëm që bën secila lodër.

Ku është ushqimi?

Çfarë hanë fëmijët dhe kafshët? Ndihmojini të vegjlit t’u përgjigjen pyetjeve duke hapur “dritarezat” me figura në faqet e këtij libri. Kur të hapni “dritarezën” që ka përgjigjen e saktë, ata do të dëgjojnë e do të argëtohen me tingujt e gëzueshëm të kafshës që po ha ushqimin.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj