Seria: Një familje e paparë (mbi 8 vjeç)

Seria: Një familje e paparë (mbi 8 vjeç)
Tregime tërheqëse dhe plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve.

Tituj: 8 (seri e hapur)
Faqe: 48, me ngjyra
Formati: 120 x 180mm
Kopertina: e plastifikuar, 350 gr.
Çmimi: 420 lekë; 3 euro; 180 den (për libër)

Ndihmë! Po ndërrojmë shtëpi

Kur mami dhe Pieri u kthyen nga një fundjavë romantike, Lolës dhe Tomit iu komunikuan një lajm: familja do të transferohej në një shtëpi në periferi të Parisit. Lola filloi të ulërinte: “Kjo është kot e superkot fare!”. As që mund të bëhej fjalë të ndahej nga Alisa, shoqja e saj e ngushtë deri në vdekje... Po kështu edhe Tomi...

Një e mërkurë e pazakontë

E mërkura është një ditë e rëndësishme për Lolën. Ajo ka kursin e kalërimit me kalin e vogël, ponin... Asaj i pëlqen shumë kalërimi! E mërkura e Lolës u dreqos... fillimisht zënka e mamit me marangozin, që e kishte punuar shumë keq parketin, më pas telefonata nga spitali për Tomin kishte përfunduar në urgjencë...

Të zënë me presh në dorë

“Kush vjedh një gjilpërë, vjedh një ka të tërë”... Lola e di mirë këtë. Gjyshi ia ka përsëritur 100 herë. Megjithatë, ajo vodhi sheqerka në dyqanin e zotit Martino. Disa ditë më vonë, vëllai i saj, Tomi, vodhi dy DVD. Kuptohet që, kur e morën vesh prindërit... mirëserdhët telashe!

Një ditë që filloi ters

Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët dhe ajo dhe i vëllai, Tomi, duhej të merreshin me qenin, përpara se të niseshin për në shkollë. Pastaj... tersllëqet ndoqën njëra-tjetrën...

Bebja... jo ndonjë gjë e madhe

Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe “i mori mamin”...

O Zot, çfarë nate!

Gjithçka filloi sepse dadoja për Lolën nuk mund të vinte atë natë... dhe sepse Tomi, vëllai i saj i madh që duhej të kujdesej, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe i gënjeu prindërit, duke e marrë edhe Lolën me vete...

Një e diel koti

Është e diel. Familja e Lolës është e ftuar për vizitë te halla jo e vërtetë. Të shkosh për të ngrënë një byrek tradicional, nuk është ndonjë argëtim i madh, sidomos kur nuk ke dëshirë. Të gjithë janë të acaruar. Dhe kjo e diel kaloi kot më kot.

Shumë zhurmë për asgjë!

Ka shumë njerëz që shkojnë në mal për sportet e dimrit, por ka edhe të tjerë, si Lola, që do të dëshironin të rrinin në të ngrohtë, nën batanije. Aq më tepër kur përfundoi në spital, sepse të gjithë kujtuan se theu këmbën. Por Lolës thjesht i ishte spërdredhur çorapi te pulpa...



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj