Seria: Mësoj me gjëegjëza (mbi 5 vjeç)

Seria: Mësoj me gjëegjëza (mbi 5 vjeç)
Kjo seri përmban gjëegjëza zbavitëse, logjike dhe inteligjente që e ndihmojnë fëmijën të zhvillojë kujtesën, shkathtësinë mendore dhe përqendrimin. Me këta libra pasurohet fjalori dhe nxitet imagjinata e fëmijëve.
Stilolapsi elektronik, tregon nëse përgjigjja është e saktë apo jo. Për këtë mjafton që fëmija të vendosë lapsin në rrathët e vegjël të zinj.

Tituj: 2
Faqe: 30, me ngjyra
Formati: 258 x 295 mm
Kopertina: e fortë
Çmimi: 900 lekë; 6.5 euro; 400 den (për libër)

Lojë me gjëegjëza

Në faqet e librit “Lojë me gjëegjëza” do të gjeni një sërë gjëegjëzash të ilustruara me ngjyra, të cilat ngacmojnë logjikën e fëmijëve dhe i nxisin ata të gjejnë përgjigjet. Gjëegjëzat e këtij libri lidhen me sendet që ata i hasin ose jo në jetën e përditshme, si: lodrat, orenditë shtëpiake, mjetet e udhëtimit, dukuritë njerëzore e ato natyrore etj., duke dalluar karakteristikat më të veçanta të tyre. Me anë të lapsit magjik (që di gjithçka) ata mund ta vërtetojnë menjëherë, nëse përgjigjet e tyre janë ose jo të sakta. Për ta bërë lojën sa më interesante, janë dhënë disa variante, ndërmjet të cilave duhet zgjedhur përgjigja e duhur.

Gjëegjëza me kafshë

Libri “Gjëegjëza me kafshë” përmban të ilustruara me ngjyra gjëegjëza klasike për shumë lloje kafshësh, që jetojnë pranë ose larg nesh. Duke u ndihmuar edhe nga ilustrimet interesante e ngacmuese, fëmijët mësojnë për tiparet dalluese të kafshëve, për vendet ku ata jetojnë, për mënyrën e të ushqyerit, për zërat e tyre etj. Me anë të lapsit magjik (që di gjithçka) ata mund ta vërtetojnë menjëherë, nëse përgjigjet e tyre janë ose jo të sakta, duke mësuar, duke u argëtuar e duke e bërë të paharrueshme kohën e tyre të lirë. Për ta bërë lojën sa më interesante, janë dhënë disa variante, ndërmjet të cilave duhet zgjedhur përgjigja e duhur.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj