Seria: Koha e banjës

Produktet e serisë “Koha e banjës” nuk janë thjesht një mjet argëtimi. Ato ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e disa aftësive te fëmija juaj. Fëmija pasuron fjalorin me fushat përkatëse, si p.sh.: Frutat, Perimet, Kopshti, Deti, Kafshët etj. Po kështu arrin që të formojë të tërën nga pjesëzat e vogla dhe të kuptojë individualisht lidhjen logjike të sendeve në natyrë dhe në mjedisin ku jeton. Duke qenë se materialet e produkteve janë prodhuar për të rezistuar në ujë, koha e banjës për fëmijën kthehet në një moment shumë të bukur e tërheqës, që ai do ta presë me kënaqësi, falë këtyre lodrave.

FRUTAT

Koha e banjës / Luaj me kubin
6 pjesë pazëlli për frutat. Krijo kubin ose shkëput pjesët dhe vendosi në vaskë.


KOPSHTI

Koha e banjës / Luaj me kubin
6 pjesë pazëlli për kopshtin. Krijo kubin ose shkëput pjesët dhe vendosi në vaskë.


NDËRTO ANIJEN

Krijo me 3 miqtë e detit
Kafshët pluskojnë në ujë dhe mund të ngjiten në pllakat e banjës kur janë të lagura. Lodër ideale për t’u argëtuar dhe mësuar.


NDËRTO TRAKTORIN

Krijo me 6 miqtë e fermës
Të buta si sfungjer, me shkumë dhe plot ngjyra pjesët e lodrës bëhen më argëtuese.


NUMËRO 1 - 10

Mëso numrat në kohën e banjës
Luaj me balonat ku janë ngjitur numrat 1-10. Renditi balonat sipas radhës së numrave. Lodër ideale për t’u argëtuar dhe për të mësuar.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj