Seria: Të kujdesemi për planetin (mbi 5 vjeç)

Librat e kësaj serie do t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se burimet e Tokës janë të kufizuara dhe mjaft të çmuara, ndaj duhen përdorur me kujdes. Në fund të librit ka katër faqe ku sugjerohen veprimtari, të cilat mund të realizohen nga fëmijët dhe që lidhen me temat e trajtuara në libër. Gjithashtu, në fund ka edhe një udhëzues me këshilla për prindërit, se si ta përdorin informacionin e librit, për t’i bërë fëmijët të vetëdijshëm për çështjen e mbrojtjes së planetit ku jetojmë.

Tituj: 4
Faqe:36, me ngjyra
Formati: 240 x 240mm
Kopertina: E plastifikuar, 350gr
Çmimi: 550 lekë:
4 euro (për libër)

Fiuu! Ajri

Të gjitha kafshët dhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ky libër u tregon fëmijëve rëndësinë që ka ajri për jetën dhe shpjegon rreziqet e ndotjes. Fëmijët mësojnë se secili prej tyre mund të ndihmojë për të pakësuar ndotjen e ajrit

Plluq! Uji

Në këtë libër fëmijët mësojnë për rëndësinë që ka uji për jetën e gjallesa: njerëzve, kafshëve, bimëve dhe zbulojnë mënyrat se si mund ta kursejnë ujin në shtëpitë e tyre.

Klik! Energjia

Në këtë libër fëmijët do të mësojnë se e gjithë energjia në Tokë vjen drejtpërdrejt nga Dielli ose jo. Fëmijët do të mësojnë gjithashtu, për rëndësinë e gjetjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë.

YFF! Mbeturina!

Mbeturinat, plehrat dhe mbetje të tjera të hedhura në vende të papërshtatshme, krijojnë një mjedis të papastër e të pakëndshëm. Ato, gjithashtu, rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Ky libër u mëson fëmijëve se sa e rëndësishme është hedhja e mbeturinave në vendet e caktuara.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj