Seria: Libri i madh.... (mbi 10 vjeç)

Seria: Libri i madh.... (mbi 10 vjeç)
Subjektet e librave të autorëve më të mëdhenj botërorë dhe të legjendave më të njohura evropiane, vijnë të përshtatura për këtë moshë, të shoqëruara me ilustrime moderne.

Tituj: 2 (seri e hapur)
Faqe: 112, me ngjyra
Formati: 270 x 325mm
Kopertina: e fortë
Çmimi: 1300 lekë; 9.5 euro; 580 den (për libër)

Libri i Madh i Legjendave Mesjetare

Ky libër përmbledh 11 legjenda mesjetare, në të cilat tregohet për vende magjike ku banojnë dragonj që lëshojnë zjarr, kalorës trima, princesha të burgosura nëpër kulla të larta, ura që ngrihen e ulen dhe për shumë ndodhi e personazhe të tjera. Fantazia dhe imagjinata udhëtojnë në mjegullën e kohës, duke u frymëzuar nga bëmat dhe trimëritë e kalorësve të mbretit Artur si: Lançeloti, Ivani, Persëvali, Gavaini apo të shigjetarit më të zot, mbrojtësit të të varfërve, heroit Robin Hud. Në këtë libër zënë vend gjithashtu, edhe historitë e dashurisë më të bukura dhe më tragjike të të gjitha kohërave, që të bëjnë të prekesh e të lotosh, si historia e dashurisë mes Tristanit e Izoldës dhe ajo e Romeos e Zhuljetës.

Libri i Madh i Aventurave

“Libri i Madh i Aventurave” përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët. Me ilustrime mjaft tërheqëse ky libër përfshin tituj, si: Robinson Kruzo i Daniel Defosë; Udhëtim në qendër të Tokës i Zhyl Vernit; David Koperfildi i Çarls Dikensit; Sandokani i Emilio Salgarit; Ishulli i thesarit i Robert L. Stivensonit; Fantazma e Kantervillit i Oskar Uajlldit; Konti i Monte Kristos i Aleksandër Dymasë; I Fundit i Moikanëve i Xhejms F. Kuperit; Tom Sojeri i Mark Tueinit; Mobi Dik i Herman Melvillit dhe Ivanhoe i Valter Skotit. Ç’aventurë e madhe leximi i aventurave!



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj