Seria: Libri që flet (mbi 4 vjeç)

Seria: Libri që flet (mbi 4 vjeç)
Seri me dije enciklopedike të përshtatura për këtë moshë dhe me tinguj zanorë.

Tituj: 1 (seri e hapur)
Faqe: 20, me ngjyra, karton
Formati: 280x300 mm
Kopertina: e fortë
Çmimi: 1250lekë; 9 euro; 540 den

Bota rreth nesh

Libri “Bota rreth nesh” i njeh fëmijët me gjithçka që ndodhet në Tokë: me qytetin e zhurmshëm dhe me fermën e gëzueshme, me pyjet e gjelbra, savanat dhe xhunglat, detet dhe oqeanet, malet, polet... Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, fëmijët njihen dhe argëtohen me zërat e kafshëve dhe tingujt e natyrës në skajet më të largëta të botës.


Rreth botës për të vegjlit

Libri “Rreth botës për të vegjlit” e udhëheq fëmijën në një udhëtim në vende të ndryshme të botës, duke e ftuar të bëhet shikues i korridës spanjolle, të realizojë safarin afrikan, të njihet me kaubojtë dhe indianët, të rrëshqasë me slitën ku janë mbrehur qentë eskimezë dhe të udhëtojë me gondolën veneciane. Fëmija pasuron fjalorin me fjalë të veçanta e karakteristike të këtyre vendeve. Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, ai njihen me meloditë dhe tingujt e çuditshëm të vendeve të ndryshme që të çojnë në skajet më të largëta të planetit tonë.


Trupi im

Ky libër i njeh fëmijët me pjesët e trupit dhe si funksionon organizmi ynë. Duke e shfletuar këtë libër fëmijët zbulojë për sekretet e trupit të tyre, mësojë për skeletin, zemrën dhe gjakun, frymëmarrjen, tretjen, urinimin, nervat, shqisat etj. Duke shtypur butonat fëmijët do të argëtohen duke dëgjuar tingujt e gëzuar, si dhe do të pasurojnë fjalorin duke dëgjuar fjalët.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj