Seria: Më quajnë... (mbi 10 vjeç)

Disa nga personazhet më të famshëm të historisë tregojnë në vetën e parë ngjarjet e jetës së tyre. Duke shfletuar këta libra, fëmijët argëtohen dhe mësojnë për jetën e këtyre personazheve që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e njerëzimit me veprat e zbulimet e tyre. Gjithçka... e shoqëruar nga ilustrime tërheqëse.

Tituj: 6 tituj
Faqe: 64 f. me ngjyra
Formati:145mm x 210mm
Kopertina: plastifikim mat
Çmimi: 550 lekë; 4 euro; 250 den (për libër)

Më quajnë... Albert Ainshtajn

“Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ia bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë”.

Më quajnë... Xhon Lenon

"Unë themelova “The Beatles”, grupin e rrokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume... Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe, madje, humbnin ndjenjat në koncertet tona".

Më quajnë... Leonardo da Vinçi

“Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta ndryshuar botën. Edhe unë, si bir i kësaj epoke të mrekullueshme, nuk i shpëtova këtij lëvizjeje rrëmbyese. Për këtë pikturova dhe gdhenda skulptura, vizatova e skicova fortesa dhe makina lufte, krijova pajisje për të fluturuar dhe pajisje të tjera të vogla, që do ta bënin më të thjeshtë jetën e njeriut”.

Më quajnë... Tereza e Kalkutës

“Emri im është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, por të gjithë më njohin si Tereza e Kalkutës. Kurrë nuk më ka pëlqyer të flas për veten time dhe e pranoj që nuk i kam lexuar librat e shkruar për mua. Këtë herë, megjithatë, unë do të bëj një përjashtim për ju, pasi fëmijët gjithmonë kanë zënë një vend të rëndësishëm në zemrën time”.

Më quajnë... Bethoven

“Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim së bashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon? Duket e pamundur, apo jo?!”

Më quajnë... Kristofor Kolombi

“Pas zbulimit tim nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende evropiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në një pjesë të botës, ndikon tek të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte siç e shihni!”



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj