
Magji, aventurë, frikë, imagjinatë... dhe shumë zbavitje. Këta libra me histori të shkurtra, janë posaçërisht për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Për këtë qëllim edhe lloji i shkrimit që është përdorur i përshtatet shkallës së vështirësisë të leximit: shkronja KAPITALE, shkronja të vogla shtypi dhe me shkrim dore. Në fund të çdo libri ka lojëra me fjalët dhe figurat e përfshira në libër.
Një vajzë e varfër, por zemërmirë, ndihmon këdo që takon, sa u jep atyre edhe rrobat e trupit. Por një magji ndodh dhe nga qielli bie shi yjesh, që shndërrohen në monedha sapo bien në tokë. Ky libër është për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë, të cilët, pas e lexojnë atë, luajnë me fjalët dhe figurat në fund të librit!
Qyteti që askush nuk e njeh është një qytet i ndërtuar vetëm me ushqimet që u pëlqejnë më shumë fëmijëve: ëmbëlsira, limonada, makarona, salsiçe, mish të pjekur, patate të skuqura... Përveç imagjinatës dhe kënaqësisë, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me
lojërat e fjalëve e figurave në fund të librit.
Në një fermë banonin vetëm të moshuar për shkak të një fantazme shuuuumë të frikshme. Por guximi dhe bujaria e një djaloshi i dhuron paqe fantazmës, e cila largohet përgjithmonë. Ky libër për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë, është i pajisur edhe me lojëra për fjalët dhe figurat e përfshira në libër.
Një hajdut, që e quante vjedhjen si çdo zanat tjetër, shkon për të vjedhur në një shtëpi. Rrugës zë disa shokë të çuditshëm: një shkop, një kërmill, një gjel, një gozhdë dhe një grumbull pleh të cilët e ndihmojnë. A do të ndërrojë zanat ai pas kësaj aventure? Fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë argëtohen duke lexuar përrallën dhe, në fund, ka lojëra për të luajtur me fjalët dhe figurat.
Kush tha se vetëm djemtë dinë të luftojnë? Kësaj radhe është pikërisht princesha e guximshme ajo që shpëton princin, duke i dalë para fatit të keq që ishte parathënë për princin. Pasi lexojnë
historinë, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me lojërat e në fund të librit.
Duke lexuar se si një fshatari i varfër që bëhet “Doktor Gjithëdituri” dhe bëhet i pasur, fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë zbaviten me historinë dhe me lojërat e në fund të librit.