Seria: Përralla zanore (mbi 3 vjeç)

Seria: Përralla zanore (mbi 3 vjeç)
Përrallat klasike vijnë në këtë seri me tekste të thjeshta, ilustrime tërheqëse dhe tinguj zanorë.

Tituj: 2 (seri e hapur)
Faqe: 10, me ngjyra
Formati: 170 x 230 mm
Kopertina: e fortë
Çmimi: 850 lekë; 6 euro; 370 den (për libër)

Maçoku me çizme

Përrallën e famshme “Maçoku me çizme” të Sharl Perosë, të ilustruar në mënyrë të mrekullueshme, tani fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmija dëgjon tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës.

Hirushja

Përrallën e njohur nga të gjithë “Hirushja”, tashmë fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmija dëgjon tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës. Po ashtu, ata mahniten nga ilustrimet e mrekullueshme, që i dërgon ata në një botë përrallore e magjepsëse.

Përralla të Andersenit

Ky libër përmban katër përrallat e mirënjohura të Andersenit: Mbretëresha e Dëborës; Princesha mbi bizele, Bariu i derrave Mjellmat e egra. Në faqet e këtij libri përrallat e dashura marrin jetë. Tani ato mund të lexohen duke u shoqëruar nga tinguj e zëra të mrekullueshëm. Duke shtypur butonat, fëmija dëgjon zërat e personazheve të përrallave, gjithashtu dhe shumë tinguj të tjerë interesantë.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj