Seria: Shoku im Maksi / Shoqja ime Koni (mbi 10 vjeç)

Bashkë me lexuesin, rriten edhe Maksi me Konin. Pas ndodhive të mëparshme kur ishin të vegjël (seria e librave “Miushi lexues”), tashmë ata të dy shoqërojnë fëmijët mbi 8 vjeç me aventurat dhe ngjarjet e papritura që u ndodhin çdo ditë. Ndiqini Maksin dhe Konin, duke u rritur bashkë me ta.

Tituj: 5 tituj
Faqe: 92-102, bardhezi
Formati: 145 mm x 215 mm
Kopertina: me plastifikim, lustër
Çmimi: 470 lekë; 3.5 euro; 210 den (për libër)

Maksi dhe fantazma

Një ditë klasa e tretë A shkon në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij vrapojnë të luajnë me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët e tmerrshëm. Befas, Niki humb pa lënë gjurmë në trenin e fantazmave. Çfarë do t’i ketë ndodhur? Këto janë situata tipike për Maksin. Ai dhe Paulina vihen në kërkim të tij dhe u tregojnë fantazmave se çfarë është më llahtarshme se ato vetë.

Maksi dhe futbollistët fitimtarë

Maksit i ka ardhur në majë të hundës që e treta A gjithmonë rrihet në futboll nga e katërta B. Por, në festën sportive, kjo nuk duhet të ndodhë. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden me njëri-tjetrin. Por Maksi, që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e së cilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.

Maksi në një udhëtim të hatashëm me klasën

Maksi dhe shokët e tij janë shumë të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën. Në bujtinën“Finkenshtajn“ i pret një ndeshje emocionuese futbolli, një garë dhe loja me fantazmën. Por aventura më e madhe e tyre është humbja dhe kërkimi i qenit të bujtinës, Bobit, i cili zhduket pa lënë gjurmë. Këto aventura janë tipike të Maksit. Ai, Paulina dhe Niki e dinë se ç’duhet bërë në këto raste.

Koni dhe kështjella e vampirëve

Daja i Anës ka e ftuar të mbesën dhe dy shoqet e saj në hotelin e tij kështjellë. Kjo është fantastike! Por, shumë shpejt, vajzat zbulojnë se atje gjërat nuk shkojnë siç duhet. A sillet rreth e rrotull kështjellës si vampir kont Vladimiri? Pse Dragomiri mban gjithmonë në qafë një shall të madh? Po kontesha e vjetër dhe e çuditshme, pse ha me aq shumë kënaqësi sallam të papërpunuar?

Koni dhe cirku i pushimeve

Koni mezi pret të shkojë në plazh e të flejë në tendën e kampingut. Por, papritur, gjithçka shkon ters me pushimet e shkurtra dhe familja Klaviter befas e gjen veten duke bërë kamping në kopshtin e shtëpisë së tyre. Nga një ekskursion i vogël, del një cirk fantastik pushimesh!



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj