Seria: Vogëlushi/Vogëlushja (mbi 2 vjeç)

Seria: Vogëlushi/Vogëlushja (mbi 2 vjeç)
Një seri librash shumë e dashur për vajza dhe djem që duan të argëtohen duke imituar të rriturit. Histori për fëmijët që duan t’u ngjajnë heronjve dhe të enden larg me imagjinatën e tyre.

Liza luan si mësuese

Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit.


Lola luan si mama

Lola e vogël luan si mama me kukullën e saj. Ajo e shëtit atë në park, i mëson për zogjtë e natyrën, e ushqen, i ndërron pelenën, i bën banjë dhe e vë në gjumë duke i kënduar ninullë. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Lolën dhe kukullën e saj.


Traktori i Petrit

Petri i vogël e kalon tërë ditën mbi traktorin e tij të bukur, duke u marrë me punët e fermës. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Petrin dhe traktorin e tij të verdhë.


Zjarrfikësja e Leos

Zjarr! Zjarr! Leo është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët me zjarrfikësen e tij të kuqe. Në këtë libër ai u tregon fëmijëve për profesionin e guximshëm të zjarrfikësit.



ALBAS në Facebook

pino

Tituj të rinj