info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

David Koperfildi

560 L

David Koperfild është një djalë i vogël, që ka lindur kur i ati nuk ishte më në këtë botë. Kështu, e ëma e tij martohet me një burrë tjetër, që të mund t’i sigurojë të birit një të ardhme. Por shpejt edhe ajo ndërron jetë dhe Davidi i vogël gjendet përballë një njerku të pashpirt, i cili e dërgon të punojë në një vend të largët, në njërën prej fabrikave të tij.

Bli

David Koperfild është një djalë i vogël, që ka lindur kur i ati nuk ishte më në këtë botë. Kështu, e ëma e tij martohet me një burrë tjetër, që të mund t’i sigurojë të birit një të ardhme. Por shpejt edhe ajo ndërron jetë dhe Davidi i vogël gjendet përballë një njerku të pashpirt, i cili e dërgon të punojë në një vend të largët, në njërën prej fabrikave të tij. Aty ai njeh njerëz të mirë dhe të këqij dhe për t’i shpëtuar asaj jete të vështirë, ia mbath dhe vihet në kërkim të teze Betsit. Gruaja e moshuar, pasi merr vesh të vërtetat e hidhura, e merr Davidin pranë saj, por këtu gjithashtu ata do të ndeshen me mashtruesin Uria Hipin, i cili u vjedh pasurinë dhe shtëpinë. Se si do të mund t’ia ndalin mbanë personazhet, se si David Koperfildi njeh hap pas hapi dashurinë, vuajtjet, zhgënjimet dhe si kupton që jeta është një sfidë, e cila gjithnjë përfundon me një dashuri të madhe, do ta mësoni në këtë libër, ku autorja Luçia Vakarino u ka rrëfyer lexuesve të vegjël një nga historitë më të jashtëzakonshme të letërsisë klasike për fëmijë.

Autor:

Çarls Dikens

Botues:

Albas

Përktheu:

Rigel Rizaj

Përgatiti:

Lucia Vaccarino

Viti i botimit:

2017

Faqet:

80

ISBN:

978-9928-02-968-3

Jepni vlerësimin tuaj për librin “David Koperfildi”

Your email address will not be published.

14 + four =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X