Vëllimi poetik “E bardha pa të bardhë” e poetes franceze Laure Cambau, i përkthyer në shqip dhe i pajisur me shënime nga Luan Rama, është një vëllim poetik kushtuar piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi, i cili njëkohësisht konsiderohet piktor ballkanik. Pikërisht jeta dhe vepra e tij, origjinaliteti i “kokave të tij”, tablotë e barinjve, dervishëve, dramës ballkanike, dashurisë, vizitat e pareshtura në atelierin e tij, e frymëzuan këtë poete të krijojë këtë vëllim poetik, i cili u botua fillimisht nga shtëpia botuese franceze “L’Amandier”, dhe më pas nga shtëpia botuese “Albas”.. Në krijimtarinë e saj të gjatë mund të përmendim dhe vëllimet e tjera poetike, si: “Po bakshishi i engjëjve”, “Dhimbje në përqafim”, “Vajza në blu”, “Letër vagabondit qiellor dhe në viji”, “E bardha pa të bardhë” (çmimi “Poncetton” i SGDL-së) etj. Një nga librat e fundit poetikë është “Pallto e arnuar”kushtuar bektashinjve, e frymëzuar nga vizitat e saj në Shqipëri dhe veçanërisht në malin e Tomorit.
E bardhë pa të bardhë
850 L
Vëllimi poetik “E bardha pa të bardhë” e poetes franceze Laure Cambau, i përkthyer në shqip dhe i pajisur me shënime nga Luan Rama, është një vëllim poetik kushtuar piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi, i cili njëkohësisht konsiderohet piktor ballkanik.
BliAutor: | Laure Cambau |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Luan Rama |
Viti i botimit: | 2015 |
Faqet: | 109 |
ISBN: | 978-9928-02-613-2 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.