Duke përdorur mitin e Minotaurit si imazhin e tij organizues, autori ndërton në roman një labirinth tregimesh rreth familjes së personazhit kryesor, duke u hedhur nga epoka në epokë nga pikëpamja në pikëpamje, duke eksploruar mendësinë dhe estetikën e europianolindorëve. Nëpërmjet empatisë patologjike personazhi arrin të trupëzohet në historitë e të tjerëve, duke na sjellë një larmi ngjarjesh, që zënë fill që nga periudhat parahistorike.
Një mënyrë e jashtëzakonshme lëvizjeje, siç është historia e gjyshit të tij që mbetet aksidentalisht në një mulli, – një histori jashtëzakonisht gazmore, ‒ apo paragrafi mbi tmerrin e pyetjes “si jeni?” . “Fizika e Trishtimit” është një libër ku mund të strehoheni, të banoni duke gjurmuar lidhjet , duke ndjekur rrëfimtarin që të bën të humbasësh në histori të ndryshme, me Minotaurin e pikëlluar dhe të keqkuptuar në qendër të të gjitha gjërave.
Ashtu si vepra e Dave Eggers-it, Tom McCarthy-it dhe Dubravka Ugresic-it, “Fizika e trishtimit” është një vepër që ju tërheq me strukturën e saj unike, shqetësimet, humbjet dhe tregimet mahnitëse.
“Një libër i çuditshëm dhe i lexueshëm, i cili në mënyrë të kujdesshme lë të kuptohet për zbrazëtinë dhe trishtimin në thelbin e saj.” – New York Times
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.