“Kënga e Solomonit” apo “Kënga e këngëve”, botuar nga shtëpia botuese “Albas”, është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj. Kjo këngë, e përkthyer në pjesën më të madhe gjuhëve të botës, është një këngë poetike që ka krijuar shumë komente e debate para dhe pas Krishterimit, pasi jo rrallë profesorë të shumtë të teologjisë nuk e kanë pëlqyer gjuhën e saj sensuale, ekzaltimin e bukurisë fizike apo erotikën në tërësi. Po kështu, interpretimet linguistike, antropologjike dhe të traditës hebraike vazhdojnë dhe në ditët tona. Përkthimi i “Këngës së këngëve e Solomonit” nga shkrimtari Luan Rama dhe i ilustruar bukur me imazhe të piktorëve të shquar botërorë, është bërë në bazë të botimit të librit “La Bible” (Bibla). E krijuar fillimisht në hebraishten e vjetër, ajo u përkthye pastaj në greqishten e vjetër e më pas në latinisht.
Kënga e këngëve e Solomonit
1,100 L
“Kënga e Solomonit” apo “Kënga e këngëve”, botuar nga shtëpia botuese “Albas”, është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj.
BliAutor: | Luan Rama |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Luan Rama |
Viti i botimit: | 2016 |
Faqet: | 75 |
ISBN: | 978-9928-02-807-5 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.