info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Kultura e terrorizmit

1,600 L

“Kultura e terrorizimit” përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës “Regan”, dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane. Në të trajtohet përfshirja e qeverisë amerikane në akte të terrorit suprem të hapur dhe të fshehtë, për të paraqitur studimin e rastit, që ka një rëndësi të madhe sot dhe mësimet e të cilit nuk duhet të harrohen.

Bli

“Kultura e terrorizimit” përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës “Regan”, dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane. Në të trajtohet përfshirja e qeverisë amerikane në akte të terrorit suprem të hapur dhe të fshehtë, për të paraqitur studimin e rastit, që ka një rëndësi të madhe sot dhe mësimet e të cilit nuk duhet të harrohen. Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre.

Përfundimi më i rëndësishëm për t’u nxjerrë nga këto ngjarje është se, edhe një herë, ato demonstrojnë që edhe në një shoqëri gjerësisht të depolitizuar, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa parti politike apo presion të shtypit përtej spektrit të ngushtë të konsensusit të dominuar nga biznesi, për veprimin popullor është e mundur që të ketë një ndikim domethënës mbi politikën, megjithëse tërthorazi. Ky ishte një mësim i rëndësishëm i nxjerrë nga luftërat e Indokinës, që gjithashtu u nënvizua edhe një herë me përvojën e 1980-ës në Amerikën Qendrore. Dhe kjo duhet mbajtur mend për të ardhmen.

Autor:

Noam Chomsky

Botues:

Albas

Përktheu:

Klajd Bylyku

Viti i botimit:

2019

Faqet:

376

ISBN:

978-9928-311-01-6

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Kultura e terrorizmit”

Your email address will not be published.

4 − 2 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X