info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Robin Hudi

560 L

“Robin Hudi”, një prej klasikëve më të bukur, është sjellë nga autorja italiane Silvia Ronkalia për lexuesit e vegjël, me një gjuhë tejet të këndshme, plot humor dhe inskenime gjatë rrëfimit të saj të shkurtër, duke e bërë librin t’i përngjajë një filmi, i cili është duke u xhiruar në po të njëjtin çast që lexuesi e lexon.

Bli

“Robin Hudi”, një prej klasikëve më të bukur, është sjellë nga autorja italiane Silvia Ronkalia për lexuesit e vegjël, me një gjuhë tejet të këndshme, plot humor dhe inskenime gjatë rrëfimit të saj të shkurtër, duke e bërë librin t’i përngjajë një filmi, i cili është duke u xhiruar në po të njëjtin çast që lexuesi e lexon. Ky bashkëpunim midis lexuesve e bën këtë libër mjaft tërheqës gjatë zbulimit të personazhit të Robin Hudit dhe miqve të tij që gjenden në rrezik. Bëmave të bandës së hajdutit i shtohen edhe personazhe komike, si murgu Tak, një burrë i shëndoshë me një gjuhë komike dhe dëshirën për t’u zënë e kopanisur njerëzit e ligj. Po ashtu edhe personazhi nevrik i sherifit të Notingamit, një udhëheqës mizor, por edhe kokëtrashë, të bën të gajasesh me gjuhën se si u flet vartësve të tij. Se si do të arrijë Robini dhe banda e tij t’i shpëtojë këtij njeriu dhe më shumë rreth bëmave të tij, do ta gjeni në këtë libër, që do të jetë një pasazh i mrekullueshëm letrar për lexuesit e vegjël.

Autor:

Aleksandër Duma

Botues:

Albas

Përktheu:

Rigel Riza

Përgatiti:

Silvia Roncaglia

Viti i botimit:

2017

Faqet:

80

ISBN:

978-9928-02-958-4

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Robin Hudi”

Your email address will not be published.

15 − 7 =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X