info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Misioni

Vizioni i shtëpisë botuese ALBAS

Edukimi i komunitetit në përputhje me standardet bashkëkohore.

Misioni i shtëpisë botuese ALBAS

Shtëpia botuese ALBAS është bërë lider në tregun e librit shkollor. Kjo për arsye se vizioni i saj përputhet me vizionin e një biznesi që synon siguri dhe besueshmëri në të ardhmen. 

Filozofia e shtëpisë botuese ALBAS

Edukimi i komunitetit në përputhje me standardet bashkëkohore.

 

  • Lidershipi: Guximi për të përballuar çdo sfidë që lidhet me politikat arsimore; vendosmëria për të mos prishur rregullat e tregut konkurrues; synimi për ta mbështetur gjithnjë biznesin tonë mbi cilësinë, që siguron besueshmërinë.

  • Besueshmëria: Ne nuk prodhojmë dhe nuk tregojmë thjesht libra. Përpiqemi që njohuritë shkencore në tekste t’i sjellim me metoda bashkëkohore dhe me një frymë moderne që synon një emancipim kulturor gjithëpërfshirës të brezit të ri.

  • Bashkëpunimi: Jemi të hapur ndaj të gjitha vërejtjeve; i reflektojmë të gjitha ato që janë të arsyeshme. Jemi të hapur ndaj të gjitha sugjerimeve të mësuesve dhe i mbështesim ata me materiale bashkëkohore të mësimdhënies dhe trajnime”.

  • Pasioni: Të përkushtuar me mish e shpirt, duke e quajtur nxënësin jo thjesht një klient çfarëdo, por një fëmijë të shtrenjtë e të rëndësishëm, nga i cili varet e ardhmja e vendit.

  • Risia: Gjithnjë jemi me parimin që pasioni për punën të çon gjithmonë drejt gjërave të bukura dhe të reja! Motoja jonë është: “Kërko, imagjino, studio, krijo gjithnjë gjëra të reja”.

  • Cilësia: Ajo që bëjmë, dimë ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Slogani i shtëpisë botuese ALBAS

“Me ne më pranë dijes”.

 

X