Projekte
Europa Krijuese është një nga fondet kryesore të Bashkimit Europian, që synon të vendosë kulturën në bazën e integrimit të vendeve të Europës. Siç duket, përpjekja e gjatë e Europës për integrim nxori në pah një domosdoshmëri: nuk mund të ketë bashkim ngushtësisht ekonomik, pa njohur thellësisht kulturën e gjithsecilit. Edhe pse projekti i një Europe të bashkuar nisi si marrëveshje për ndarje tregjesh, vështirësitë në kohë provuan se ata që bëjnë marrëveshje kanë pas vetes historitë e tyre, gjë që në momente të caktuara u përcakton edhe sjelljet. Kjo bëri që Bashkimi Europian të hartojë fondin Europa Krijuese, që nisi më 2014.
Në fushën e librit, përparësi i është dhënë urës së komunikimit që ndërton përkthimi.
Shtëpia botuese ALBAS është mbështetur nga Fondi për Përkthimin Letrar i Evropës Krijuese për dy projekte:
Seria e autorëve bashkëkohorë,me 7 vepra të përkthyera në shqip nga gjuhë të ndryshme, si dhe projekti BOMBE, me 9 vepra.
Seria e autorëve bashkohorë
BOMBE