Albas, stenda

Shtëpia Botuese Albas është magjia e këtij panairi. Stenda e saj është njëlloj si një librari e madhe, ku ndeshesh me dhjetëra botime, autorë, ilustrime apo lojëra formuese. Aq sa të lind dëshira të kthehesh pas e të jesh sërish një fëmijë. Albas është një botë më vete ku mësojnë të rriturit, mësojnë prindërit, mësojnë fëmijët e argëtohen më të vegjlit. Këtë vit ajo vjen me mbi 50 tituj të rinj dhe me shumë takime dhe promovime.

“Ne kemi libra të të gjitha grupmoshave, që nisin nga 6 muaj deri në 2 vjeç dhe pastaj ndahen për parashkollorët. Kemi serinë “Koni dhe Maksi”, që është edhe për më të rritur edhe për më të vegjël.

Kemi serinë “Më quajnë…”, që është mbi 9 vjeç e sipër. Këtë vit kemi sjellë 4 personazhe të rinj, Ibrahim Kodra, Tefta Tashko, Musine Kokalari, Mbretëresha Teuta. Ka personazhe shqiptarë por edhe të huaj si Anjshtanji, Çarli Çaplin, Mozart etj. Duke shfletuar këto libra, fëmijët argëtohen dhe mësojnë për jetën e këtyre personazheve që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e njerëzimit.

Pastaj janë klasikët për më të rritur, që janë risi sepse i kemi botuar nga origjinali. Ato janë të përshtatur për fëmijë dhe të pajisur me ilustrime tërheqëse. Kemi “Piter Pani”, kemi “Polianën”,  “Hajdi”, që është botuar nga gjermanishtja, etj”

Për fëmijët që hyjnë aty do të jetë e vështirë të dalin, pasi mos në një libër, në një tjetër kanë për të ngecur. Albas jo vetëm i informon, por edhe i edukon. Me serinë e librave të vet, ju tregon se si duhet të sillen në raste sëmundjesh, humbjesh apo si t’i trajtojnë të tjerët si veten. Albas është edhe një stendë argëtuese, për fëmijët më të vegjël, të cilët mund të gjejnë lodrat e tyre të preferuara, për t’u argëtuar dhe për të mësuar.

 

 

Ndërkohë që fëmijët gjejnë librin e tyre, edhe prindërit nuk duhet të mbeten ku pas. Një pjesë e botimeve iu kushtohet librave për të rritur. 

Dy romane nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë i gjeni në stendën Albas. “Uni i ndaluar” nga Peter Carey (2 herë fitues i Booker Prize) dhe “Zhurma e Bardhë” nga Don DeLlillo (NJë nga kandidatët më të diskutuar për çmimin Nobel).

Një Mal Diamanti- Thesare artistike shkruar nga pena e të madhit Fitxherald. Ai vjen në shqip me disa nga tregimet e tij më të mira, ku përfshihet “Një mal diamanti”, “Rasti i çuditshëm i Benmxhamin Batënit”, etj.

Risia e këtij panairi është Frederik Rreshpja me 100 Lirikat.

NJË ALBUM I RRALLË – 100 FOTOGRAFITË QË NDRYSHUAN BOTËN (ku përfshihen dhe dy foto nga ngjarje kyçe në historinë e shqiptarëve. Një bashkëpunim i ALBAS-it me shtëpinë botuese WHITE STAR.

Një nga punët më të çmuara në këtë panair të librit është bashkëpunimi me Primo Shllakun për të sjellë në shqip veprën e plotë “Lulet e së keqes”; një punë e mundimshme përkthimi disavjeçare për të harmonizuar muzikën dhe domethënien e thellë të vargut bodlerian me tingëllimin e bukur në gjuhën shqipe.

“Për letërsinë klasike, kemi botuar Claudio Magris që është kandidat për çmimin Nobel me “Danub”,dhe që këtë vit vjen me vjen me librin “Historia e një kordhe”.  Titull tjetër është “Lidhëse”, e autorit Domeniko Starnone. Botime të tjera si “Guximi që u duhet lumejve”, njw libwr i guximshëm.

Shto një koment

Adresa juaj e email nuk do të publikohet. Fushat që përmbajnë * janë të detyrueshme

17 + eighteen =

X