Rita Petro ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës (1980-1984), për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993 është specializuar në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Kulturë Greke. Në vitet 1985-2000 ka punuar redaktore për lëndën e letërsisë në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe është aktivizuar në mjaft grupe për modernizimin e programeve shkollore, si dhe për hartimin e planogrameve të përbashkëta me Kosovën (`95-`97). Që prej vitit 2000 është drejtore e botimeve në shtëpinë botuese ALBAS (me redaksi në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, Preshevë). R. Petro është bashkëautore në 34 tekste shkollore të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin 9-vjeçar si dhe në shkollë të mesme (shumica prej të cilave përdoren aktualisht në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Preshevë e në diasporë). Si poete Rita Petro ka botuar katër vëllime poetike; shumë prej poezive të saj janë përfshirë në disa anatologji me poetë bashkëkohorë nga bota.
Linda Mëniku është aktualisht pedagogee gjuhës shqipe, pranë Departamentit të Gjuhësisë, Universiteti i Tiranës. është e specializuar në fushën e gjuhësisë së tekstit dhe të mësimdhënies së shqipes për të huajt. është autore e disa librave të botuar jashtë Shqipërisë:
“Gheg Reader”, Dunwoody Press (2008),
“Discovering Albania I”, Winsconsin University Press (2011),
“Colloquial Albanian”, Routledge.
Është bashkëautore e disa teksteve të gjuhës dhe të letërsisë për shkollat e mesme.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.