Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja. Çuditërisht ai mbijeton dhe, në mënyrë të pashpjegueshme, fillon të shndërrohet në një djalë të ri. Është një shndërrim kataklizmik që i jep mundësinë të jetojë një jetë të re me kapacitet intelektual befasues. Matei duhet të ndryshojë identitetin e tij, për të mos iu nënshtruar eksperimenteve mjekësore mbi fuqinë e mundshme që zgjat jetën njerëzore me anë të goditjeve elektrike. Për këtë i duhet të nisë një odise shumëdekadëshe në disa shtete, në kërkim të përgjigjeve për pyetjen thelbësore të jetës:
“Çfarë të bëjmë me kohën?…
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.