Kur flasim për strukturë të të dhënave, duhet të kemi parasysh jo vetëm mënyrën e organizimit të të dhënave në kujtesën qendrore (RAM) ose në diskun e ngurtë (Hard Disk) por edhe ndikimin e tyre në mënyrën e koncetimit të algoritmit.
Strukturimi i goditur i të dhënave krijon mundësi për ndërtimin e algoritmeve sa më efektive. Mund të thuhet se strukturimi i të dhënave dhe algoritmi i përdorur për ndërtimin e programit, ndikojnë dukshëm te njëri tjetri. Një strukturim i caktuar i të dhënave, në njëfarë mase, përcakton edhe një algoritëm, si dhe anasjelltas, një algoritëm patjetër nënkupton një strukturim të të dhënave që ai përpunon.
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.