Antigona, e bija e Edipit famëkeq, e goditur ligsht prej fatit, vendos të mos pranojë e heshtur paracaktimin e zotave. Ndonëse e vetme dhe e vetëdijshme se do t’i kushtojë jetën, Antigona vendos të kundërshtojë arbitraritetin shtetëror, jo për të provokuar kryengritje apo për të dhënë shembull heroik, por për motivin e thjeshtë: morali njerëzor dhe ligjet hyjnore janë më të rëndësishme se ligjet e shtetit/sundimtarit.
Antigona është vepra më e arrirë, më e përveçme dhe më e plotë në mesazhe që na vjen nga bota e lashtësisë. Për më tepër, qoftë forma mjeshtërore letrare në të cilën është shestuar, qoftë përmbajtja, mbeten aktuale dhe të vlerësuara maksimalisht edhe sot.



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.