Duket thjesht një darkë e zakonshme e dy çifteve prindërish të nderuar në një restorant luksoz. Por në lojë është fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Ata zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por askush prej tyre nuk guxon të përballet me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre. Misheli dhe Riku, pesëmbëdhjetëvjeçarë, kanë rrahur për vdekje një endacake, teksa po tërhiqnin parà nga bankomati. Nëse ky krim do të zbulohet, jeta e të dyja familjeve do të tronditet. Një histori emocionuese, interesante që të mban frymën pezull deri në zgjidhjen përfundimtare. Një dramë bashkëkohore që rrëfen dilemën e madhe mes dashurisë për fëmijën dhe respektit për jetën e tjetrit, mes zgjedhjeve të zemrës dhe të mendjes, të ndjenjës dhe të arsyes.
Darka
800 L
Duket thjesht një darkë e zakonshme e dy çifteve prindërish të nderuar në një restorant luksoz. Por në lojë është fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Ata zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por askush prej tyre nuk guxon të përballet me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.
BliAutor: | Herman Koch |
---|---|
Botues: | Albas |
Përktheu: | Albana Shala |
Viti i botimit: | 2016 |
Faqet: | 240 |
ISBN: | 978-9928-20-646-0 |
Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.