AI VEND ishte shitur. Jo se kish ndonjë njoftim publik për këtë dhe as ndonjë informacion të rrjedhur a dyshim se cili mund të kish qenë blerësi. Vetëm rrugëve ndihej një lloj pasigurie lehtësisht dehëse, e çiftuar me tundimin për të mëkatuar. Kambanat e kishave kumbonin më mbytur, gratë harronin të ktheheshin darkave në shtëpi, burrat nuk i hiqnin kravatat, kur binin për gjumë. Vend i shitur. Katet e ndërtesave të reja tkurreshin, vendparkimet shtoheshin, mbylleshin dyqanet e luleve dhe kinematë, varrezat shpronësoheshin. Vend i shitur. Parashikimet e motit dështonin, kitaristët barteshin gjetiu, binte çmimi i mermerit, rritej çmimi i gipsit. Plugu i bujkut nxirrte nga dheu krimba të ngordhur.
Në atë vend
1,400 L
AI VEND ishte shitur. Jo se kish ndonjë njoftim publik për këtë dhe as ndonjë informacion të rrjedhur a dyshim se cili mund të kish qenë blerësi. Vetëm rrugëve ndihej një lloj pasigurie lehtësisht dehëse, e çiftuar me tundimin për të mëkatuar. Kambanat e kishave kumbonin më mbytur, gratë harronin të ktheheshin darkave në shtëpi, burrat nuk i hiqnin kravatat, kur binin për gjumë.
Bli| Autor: | Ardian Vehbiu |
|---|---|
| Botues: | Albas |
| Viti i botimit: | 2025 |
| Faqet: | 166 |
| ISBN: | 978-9928-922-18-2 |



Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.