info@albas.al
TEL: 04 580 0160
Close

Burgosja e poetit Ovidius

800 L

Në romanin “Burgosja e poetit Ovidius” shkrimtari rumuno-shqiptar Liviu Lungu i referohet një fakti historik. Në vjeshtën e vitit 8 p. K., me një vendim të perandorit Augustus, poeti i famshëm klasik romak Publius Ovidius Naso mërgon në Tomis (Konstanca e sotme, Rumani), në brigjet e largëta të Detit të Zi. Edhe sot, arsyet e mërgimit të poetit janë të panjohura. Vetë Ovidius-i shkroi se arsyeja ishte carmen et error, një poemë dhe një gabim.

Bli

Në këtë roman, poeti Ovidius shkëlqen më shumë me mospraninë e tij. Edhe pse në qendër të romanit është një oficer romak, Decimus Fabius Ferox, me misionin për të mbikëqyrur, për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për qytetin dhe për poetin, poeti Ovidius mbetet strumbullari i gjithë subjektit. Hija e tij qëndron gjithmonë pezull në të gjitha faqet e romanit. Nëpërmjet një rrethi të mbyllur ngjarjesh, autori vendos në thelb të romanit dy mistere ende të pazbardhura: arsyen e syrgjynosjes së Ovidius-it, ndoshta poeti i parë në historinë e letërsisë botërore i ndëshkuar nga politika për shkak të poezisë së tij, si dhe të vdekjes/zhdukjes së tij të mistershme.

Autor:

Liviu Lungu

Botues:

Albas

Përktheu:

Luan Topçiu

Faqet:

136

ISBN:

978-9928-258-00-7

Jepni vlerësimin tuaj për librin “Burgosja e poetit Ovidius”

Your email address will not be published.

3 + thirteen =

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër.

X